Transmetuar më 16-01-2026, 09:55

DURRËS- Një aksident sa tragjik aq dhe i frikshëm ndodhi mbrëmjen e kaluar në urën e Dajlanit në Durrës.

Mësohet se automjeti tip ‘BMW X5’ ka qenë duke lëvizur me shpejtësi të lartë dhe më pas ka devijuar, çka dyshohet se ka qënë shkaku kryesor që makina ka dalë nga mbikalimi në urën e Dajlanit.

Në këtë tragjedi rrugore, viktimë mbeti 18-vjeçarja Vikena Greku, e cila ishte pasagjere.

Në mjet, i plagosuri është shtetasi Arbër Xhaxhaj, i cili dyshohet se ishte i dehur në timon. Ai u dërgua në gjendje kritike në spital.

Gjithçka ndodhi mbrëmë rreth orës 22:15, te ura e Dajlanit, në lagjen nr. 4, kur automjeti me drejtues shtetasin Arbër Xhaxhaj, 26 vjeç, banues në Fier, ka rënë nga mbikalimi.

Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë pasagjerja, shtetasja Vikena Greku, 18 vjeçe, ndërsa janë dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi Arbër Xhaxhaj,, si dhe dy këmbësorë, shtetasit T. T., 33 vjeç, dhe A. M., 35 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit