Transmetuar më 16-01-2026, 07:56

ITALI – Milani ka arritur të triumfojë me përmbysje 1-3 përballë Comos në sfidën e prapambetur të javës së 16-të të Serie A.

Sfida nisi mjaft mirë për të besuarit e Fabregas, të cilët kaluan në avantazh në minutën e 10’ me Kempf, ndërsa barazimi erdhi në fundin e pjesës së parë, kur Nkunku nuk gaboi nga pika e bardhë.

Në minutën e 55’ ishte Rabiot që përmbysi sfidën dhe në të 88’, francezi i vuri vulën takimit. Me këtë fitore, Milani shkon në kuotën e 43 pikëve në vendin e dytë, tre më pak se Interi kryesues.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit