Transmetuar më 16-01-2026, 07:37

Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti i rëndë rrugor i ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e njohur si Ura e Dajlanit, në qytetin e Durrësit, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga mbikalimi.

Sipas informacioneve paraprake të Policisë, rreth orës 22:15, automjeti që drejtohej nga shtetasi A. Xh., 26 vjeç, banues në Fier, ka humbur kontrollin dhe ka rënë nga mbikalimi, duke përshkuar një distancë rreth 50 metra, përpara se të përplasej pranë një dyqani lulesh.

Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë në vend pasagjerja e automjetit, shtetasja V. G., 18 vjeçe. Drejtuesi i mjetit ka mbetur i plagosur, ndërsa janë lënduar edhe dy këmbësorë, shtetasit T. T., 33 vjeç dhe A. M., 35 vjeç, të cilët ndodheshin në zonë në momentin e përplasjes. Të plagosurit janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që çuan në këtë aksident tragjik.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit