Transmetuar më 16-01-2026, 01:23

Durrës | Makina bie nga mbikalimi te Ura e Dajlanit, humb jetën një 18-vjeçare, 3 të plagosur

Në aksidentin e rëndë rrugor që u regjistrua në mesnatë në qytetin e Durrësit, një vajzë 18 vjeçare vdiq dhe 3 të rinj u plagosën, konfirmon policia e kontaktuar nga noa.al.

Rreth orës 22:15, të datës 15 janar 2026, te Ura e Dajlanit, në lagjen nr. 4, një automjet me drejtues shtetasin A. Xh., 26 vjeç, banues në Fier, ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga mbikalimi.

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën pasagjerja në automjet, shtetasja V. G., 18 vjeçe.

Ndërkohë, janë dëmtuar drejtuesi i mjetit, A. Xh., si dhe dy këmbësorë, shtetasit T. T., 33 vjeç dhe A. M., 35 vjeç.

Të plagosurit janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti të rëndë.

durrës / Informacion paraprak

Rreth orës 22:15, të datës 15.01.2026, te ura e Dajlanit, në lagjen nr. 4, automjeti me drejtues shtetasin A. Xh., 26 vjeç, banues në Fier, ka rënë nga mbikalimi.

Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë pasagjerja, shtetasja V. G., 18 vjeçe, ndërsa janë dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi A. Xh., si dhe dy këmbësorë, shtetasit T. T., 33 vjeç, dhe A. M., 35 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit