Transmetuar më 16-01-2026, 00:34

Aksidenti që ndodhi sonte pak para mesnate në Durrës, i ka marrë jetën një vajze, personi që ndodhej në makinë me të është në gjendje kritike kurse dy djem që gjendeshin në vendngjarje gjithashtu janë plagosur.

Në vendngjarje mësohet se një makinë e markës “BMW X5” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar poshtë urës.

Në automjet gjendeshin dy persona dhe burime në vendngjarje flasin për vdekjen e një prej tyre, një vajzë. Ajo është 18 vjeçarja V.G.

Sakaq, nga vendi i shoferit është nxjerrë një person, mashkull. Ai është dërguar në spital në gjendje kritike për jetën.

Raportohet se drejtuesi i mjetit, A.Xh., 26 vjeç, është nxjerrë nga automjeti nga zjarrfikësit dhe është transportuar me ambulancë drejt spitalit në gjendje kritike, por me shenja jete.

Po ashtu dyshohet se nga aksidenti ka mbetur i plagosur edhe roja i biznesit të luleve, i cili ndodhej poshtë urës, pasi automjeti ka rënë pranë ambientit që ai ruante. Gjithashtu rezultoi dhe një i plagosur tjetër, këmbësor.

Durrës / Informacion paraprak

Rreth orës 22:15, të datës 15.01.2026, te ura e Dajlanit, në lagjen nr. 4, automjeti me drejtues shtetasin A. Xh., 26 vjeç, banues në Fier, ka rënë nga mbikalimi.

Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë pasagjerja, shtetasja V. G., 18 vjeçe, ndërsa janë dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi A. Xh., si dhe dy këmbësorë, shtetasit T. T., 33 vjeç, dhe A. M., 35 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Ditët e fundit në Urën e Dajlanit janë kryer punime, ku njëra korsi ka qenë e bllokuar, por mbetet për t’u verifikuar nëse kjo ka ndikuar në aksident.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit