

Një grua e moshuar ka humbur jetën sonte si pasojë e zjarrit që e ka përfshirë një shtëpi në fshatin Gracë të Vushtrrisë.
Kjo u konfirmua nga komandanti i Zjarrfikësve të Vushtrrisë Fadil Hyseni.
Ai tha: “Operacioni ka përfunduar. Është konstatuar vdekja e viktimës dhe trupi i saj është tërhequr nga ekipet përcjellëse. Zjarrin kemi arritur ta lokalizojmë”.
Për rastin detaje ka dhënë edhe Policia, përmes zëdhënësit rajonal të Mitrovicës, Avni Zaiti.
“Më 15 janar 2026, rreth orës 22:20, Policia ka pranuar informatën se në fshatin Gracë të Vushtrrisë, një shtëpi banimi është kapluar nga zjarri.
Njësitet përkatëse policore dhe zjarrfikëse kanë dalë menjëherë në vendngjarje. Si pasojë e përfshirjes së shtëpisë nga zjarri , në vendngjarje ka humbur jetën viktima femër, e moshës rreth 80-vjeçare.
Ekipet emergjente mjekësore kanë konstatuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes”, tha Zaiti.
Hetuesit policorë në koordinim me Prokurorin kompetent janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat e rastit.
E ndjera ishte një grua e moshuar e komunitetit serb. Ajo u bllokua në banesë ndërsa zjarri ishte përhapur dhe nuk arriti të dalë gjallë që andej.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






