

Një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sonte në mbrëmje në rrugën Komoran–Carralevë, në Prishtinë.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, ndërsa si pasojë pesë persona kanë mbetur të plagosur, njëri prej të cilëve ka vdekur.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, bëri të ditur se personi i vdekur është mashkull. Ai është konstatuar i pajetë nga ekipi mjekësor në Shtëpinë e Shëndetit në Komoran.

Ajet Sylaj, është burri i cili vdiq sonte në aksidenti që ndodhi në rrugën Komoran-Carralevë.Njoftimi u bë nga Komuna e Drenasit, në faqen zyrtare në Facebook.
Në ngjarje janë plagosur katër persona. Ata janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






