

Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në Urën e Dajlanit, ku një automjet tip “BMW X5” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar poshtë urës.
Sipas informacioneve paraprake, në mjet ndodheshin dy persona. Dyshohet se një vajzë ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa drejtuesi i mjetit është nxjerrë nga automjeti nga zjarrfikësit dhe është transportuar me ambulancë drejt spitalit në gjendje kritike, por me shenja jete.
Po ashtu dyshohet se nga aksidenti ka mbetur i plagosur edhe roja i biznesit të luleve, i cili ndodhej poshtë urës, pasi automjeti ka rënë pranë ambientit që ai ruante.
Siç duket edhe nga pamjet e “DurrësLajm”, makina është shkatërruar plotësisht, ndërsa forca të shumta policie dhe shërbimet e emergjencës ndodhen në vendngjarje duke kryer veprimet e nevojshme.
Kujtojme se ditët e fundit në Urën e Dajlanit janë kryer punime, ku njëra korsi ka qenë e bllokuar, por mbetet për t’u verifikuar nëse kjo ka ndikuar në aksident.
Identiteti i personave të përfshirë ende nuk është bërë i ditur, ndërsa policia ka nisur hetimet për të sqaruar shkaqet e ngjarjes.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






