

Tiranë, 15 janar 2026 Këngëtari i njohur Yll Limani ka befasuar ndjekësit e tij duke njoftuar se gjatë vitit 2026 nuk do të performojë më në klubet e natës. Përmes një letre të hapur në rrjetet sociale, artisti ka bërë të ditur se vendimi është rezultat i një periudhe intensive pune dhe nevoja për një pauzë reflektimi dhe përgatitjeje për projekte të reja.
Limani theksoi se kjo nuk është një tërheqje nga muzika apo nga publiku, por një hap i domosdoshëm për të rifokusuara energjitë dhe për të planifikuar forma të reja të performancave. Ai shtoi se klubet kanë qenë vendi ku u formua artistikisht, ku këngët e tij morën jetë dhe ku ndau momente të paharrueshme me fansat.
Këngëtari paralajmëroi se disa këngë dhe emocione kërkojnë një ambient tjetër për t’u përjetuar, duke lënë të kuptohet se rikthimi i tij në skenë do të vijë me projekte më të mëdha dhe me eksperienca të reja për publikun.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






