Transmetuar më 15-01-2026, 21:54

Marrëdhënia mes Neda Ballukut dhe burrit të saj Ogren Balluku raportohet se nuk është në ditët më të mira, jo vetëm sepse janë në proces divorci, por edhe se çifti tashmë drejt ndarjes është përfshirë në replika dhe përplasje.

Duket se situata ka precipituar aq shumë sa siç informojnë mediat rozë, Neda Balluku ka kërkuar urdhër mbrojtjeje dhe kufizimi ndaj ish bashkëshortit të saj Ogren Balluku.

Ky i fundit është vëllai i zëvendëskryeministres në detyrë Belinda Balluku e cila kërkohet nga SPAK për ta arrestuar pasi akuzohet për një mori aferash korruptive.

Martesa mes Nedës dhe Ogrenit zgjati rreth dhjetë vjet dhe sollën në jetë tre fëmijë.

Ata u njohën kur që të dy ishin banorë të Big Brother Albania edicioni i katërt në 2010. Lidhja mes tyre u kurorëzua me martesë në 2015.

Fundvitin e kaluar kur u publikua divorci, Neda pranoi se marrëdhënia e çiftit prej vitesh ka kaluar kriza të vazhdueshme, duke theksuar se një situatë e ngjashme kishte ndodhur edhe në vitin 2020.

“Lajmet janë të vërteta. Nuk është hera e parë që jam në këtë situatë; diçka e tillë ka ndodhur edhe në 2020 dhe atëherë ia dolëm ta kapërcenim. Dëshira ka qenë për ta mbajtur familjen, por nëse do të ktheja kohën pas do të bëja të njëjtën gjë,” u shpreh ajo në Top Channel.

E pyetur nëse vendimi për divorc ishte marrë duke menduar për veten apo për fëmijët, moderatorja u shpreh prerë se interesin e tyre e vendos gjithmonë të parin.

“Çdo fëmijë ka të drejtë të rritet në një ambient të shëndetshëm, me marrëdhënie të shëndetshme mes prindërve, që të jetë i qetë dhe i lumtur. Para fëmijëve, mendoj se asnjë nënë nuk vendos veten,” tha Neda.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit