Transmetuar më 15-01-2026, 19:50

Durrës, 15 janar 2026 Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit, ku një automjet i drejtuar nga një 20-vjeçar ka përplasur një këmbësor. Si pasojë e përplasjes, 69-vjeçari ka mbetur i dëmtuar dhe është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Durrësit.

Sipas informacioneve paraprake, i lënduari ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Policia bën me dije se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:25, në rrugën “Martin Camaj”. Automjeti drejtohej nga shtetasi E. L., 20 vjeç, ndërsa këmbësori i përfshirë në aksident është shtetasi Y. K., 69 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit