

FRANCË- Zonja e parë e Francës, Brigitte Macron, trajneri i ekipit kombëtar francez Didier Deschamps dhe presidentja e Disneyland Paris, Natasha Rafalski, ishin në parkun tematik, duke marrë pjesë në fushatën bamirëse Operation Pièces Jaunes, që synon mbështetjen e fëmijëve dhe adoleshentëve në spital.
Si pjesë e aksionit të këtij viti, 300 fëmijë të shtruar në spital dhe familjet e tyre patën mundësinë të përjetonin një ditë të veçantë, plot muzikë, lojëra dhe momente gëzimi. Duke iu drejtuar fëmijëve dhe familjeve të tyre, Brigitte Macron, e cila shërbeu edhe si DJ, tha: “Jam shumë e lumtur që jeni të gjithë këtu me ne”.
Ndërsa Didier Deschamps shtoi: "Falënderojmë Disney-n që na dha mundësinë të kalojmë një ditë të mrekullueshme dhe të paharrueshme me ju në këtë vend magjik. Me Brigitte, kur ju shohim të buzëqeshni kaq gjerësisht, ndiejmë edhe ne gëzim. Kjo ditë është e juaja.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






