

Itali, 15 janar 2026 Autoritetet italiane kanë gjetur trupin e pajetë të Floresha Prengut, 35 vjeçe, me origjinë shqiptare, e cila rezultonte e zhdukur prej muajsh. Trupi u zbulua rreth 40 kilometra larg banesës së saj në Trento, përgjatë lumit Adige, raportojnë mediat italiane.
Sipas burimeve zyrtare, trupi është identifikuar nga familjarët, të cilët deri në momentin e fundit kishin shpresuar për një përfundim tjetër të kërkimeve. Floresha Prengu ishte nënë e dy vajzave dhe banore në zonën e Trentos.
35-vjeçarja ishte parë për herë të fundit më 22 tetor në Trento, pas së cilës humbën gjurmët e saj. Menjëherë pas zhdukjes, familjarët njoftuan forcat e rendit dhe bënë thirrje publike që qytetarët të kontaktonin numrin emergjent 112 nëse kishin informacion.
Në ditët pas zhdukjes u organizuan kërkime intensive në qytet dhe përgjatë lumit Adige, me përfshirjen e forcave të policisë, zjarrfikësve vullnetarë dhe një helikopteri për kontroll nga ajri, por pa rezultate konkrete.
Sipas autoriteteve, dyshohet se 35-vjeçarja është marrë nga rryma e lumit Adige dhe nuk ka mundur t’i mbijetojë, ndërsa hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






