Transmetuar më 15-01-2026, 18:48

Gjykata Kushtetuese ka vendosur në favor të ish-kryeministrit Sali Berisha, duke konstatuar se masa e arrestit shtëpiak ndaj tij ka qenë e tejzgjatur.

Vendimi u mor në përfundim të seancës gjyqësore, e cila u zhvillua pa praninë e palëve. Sipas burimeve Gjykata Kushtetuese ka shqyrtuar kërkesën e Berishës lidhur me vendimet e mëparshme të gjykatave më të ulëta, të cilat kishin lënë në fuqi masën e arrestit shtëpiak.

Çështja lidhet me qëndrimin e mbrojtjes ligjore të Berishës, e cila gjatë raporteve periodike dy-mujore kishte kundërshtuar vazhdimin e masës së arrestit shtëpiak, duke argumentuar se ajo po zgjatej pa arsye të ligjshme. Në anën tjetër, SPAK kishte insistuar që masa të vijonte.

Siç dihet, në janar të vitit 2025, masa e arrestit shtëpiak ndaj Sali Berishës u zëvendësua me detyrim paraqitjeje. Vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese konfirmon se qëndrimi i mbajtjes së tij nën arrest shtëpiak kishte tejkaluar kufijtë e arsyeshëm kohorë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit