Transmetuar më 15-01-2026, 15:36

Irani është gjithmonë i gatshëm për negociata dhe e ka provuar këtë në 20 vitet e fundit, thotë ministri i Jashtëm

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, deklaroi se Irani ka qenë gjithmonë i orientuar drejt negociatave dhe diplomacisë, duke shtuar se Teherani e ka dëshmuar këtë përgjatë 20 viteve të fundit.

Duke folur për Fox News që citon sot noa.al, Araghchi tha: “Edhe pse nuk kemi pasur përvoja pozitive me Uashingtonin, diplomacia është më e mirë se lufta.”

Ai shtoi se: “Janë Shtetet e Bashkuara ato që vazhdimisht i janë shmangur diplomacisë dhe kanë zgjedhur luftën.”

I pyetur për mesazhin e tij drejtuar Presidentit amerikan Donald Trump, kryediplomati iranian u shpreh:

“Mos e përsërit gabimin që bëre në qershor. Ti e di se nëse provon një përvojë të dështuar, do të marrësh të njëjtin rezultat. Ju shkatërruat disa instalime dhe pajisje, por nuk mund të bombardoni teknologjinë, vendosmërinë dhe vullnetin.”

Më 13 qershor, Izraeli nisi një agresion kundër Iranit, duke shkaktuar luftë 12-ditore që la të paktën 1.064 të vrarë në vend, përfshirë komandantë ushtarakë, shkencëtarë bërthamorë dhe civilë. Shtetet e Bashkuara u përfshinë gjithashtu në konflikt duke bombarduar tre objekte bërthamore iraniane.

Irani thotë se këto u bënë në një shkelje të rëndë të Kartës së Kombeve të Bashkuara, ligjit ndërkombëtar dhe Traktatit për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore.

Forcat e armatosura iraniane u kundërpërgjigjën duke goditur objektiva strategjikë në territoret e pushtuara, si edhe bazën ajrore Al-Udeid në Katar, e cila është instalimi më i madh ushtarak amerikan në Azinë Perëndimore.

Më 24 qershor, Irani, përmes operacioneve hakmarrëse kundër regjimit izraelit dhe SHBA-ve, arriti të imponojë ndalimin e agresionit terrorist.

Në pjesë të tjera të deklaratës së tij, Araghchi iu referua trazirave të fundit në vend, duke i përshkruar dhunimet e ndodhura më 8 janar si ditën e 13-të të luftës amerikano-izraelite kundër Iranit, pas agresionit ushtarak 12-ditor të qershorit të vitit të kaluar.

Ai shtoi se elementë terroristë të mbështetur nga jashtë ndoqën të njëjtën qasje si grupi terrorist Daesh (ISIS), duke vrarë si policë ashtu edhe civilë.

“Sebeb që terroristët qëlluan mbi popullatën ishte dëshira për ta futur Trumpin në luftë,” deklaroi ai.

Ministri i Jashtëm tha se autoritetet iraniane luftuan për tre ditë me terroristë dhe jo me protestues, pasi qëllimi i terroristëve ishte rritja e numrit të viktimave për të bindur Trumpin të hynte në luftë, gjë që sipas tij ishte pjesë e axhendës izraelite.

Izraeli, tha Araghchi, ka kërkuar gjithmonë ta tërheqë SHBA-në në luftë me Iranin në emër të tij, duke shtuar se ky qëllim i fshehtë i Tel Avivit tani është zbuluar.

Në fund, ai paralajmëroi se tensionet e vazhdueshme mund të kenë pasoja të rënda për të gjithë. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit