Transmetuar më 15-01-2026, 15:21

TIRANË- Gjykata e Apelit të Tiranës ka liruar ditën e sotme tre të dyshuarit për vrasjen e Martin Çeços. Ngjarje e cila ka ndodhur tre vite më parë në Maliq, për motive të cilat janë ende të paqarta.

Në lidhje me këtë vendim ka reaguar i revoltuar babai i të ndjerit, Nevzat Çeço. Përmes një prononcimi për mediat ai shprehet se nuk beson më tek drejtësia. Ai ka kërcënuar me vetëgjyqësi, duke thënë se do i djegë me benzinë tre personat të cilët u liruan nga burgu.

Sipas tij, ata janë autorët e ngjarjes nga ku humbi jetën i biri. Ai tha se ky krim dënohet me burgim të përjetshëm, ndërsa gjykata i liroi. I mposhtur nga dhimbja, i moshuari shprehet se nuk e dëshiron me jetën, ndërsa pohon se do i shkojë deri në fund kësaj ngjarje

“S’kam çfarë të them më. Djali më iku pa asnjë faj. Unë do ta ndjek që nesër. Do t’i përvëloj ata me benzinë, do ti përvëloj nuk i le. Arrest shtëpie, lirim janë ato. Mua nuk më dhimbset jeta fare, po nuk i zhduka ata. Nuk i lë, do ta them troç, le të më arrestojnë ç’të duan le të bëjnë, do t’ia gjej radhën, do gjej një bidon me benzinë do t’i përvëloj si familje. Ata janë autorët, e kanë thënë me gojën e tyre vetë dhe tani t’i lirojnë.

Djali nuk pati as takime me çupën asgjë, dy dashnorë i kishte, pse nuk bëri krim tek ata, por bëri në djalin tim. Ata kanë mbjellë drogë atje lart dhe për të zhdukur djalin tim kishin dalë në Maliq dy veta. E hape gojën, do të zhdukin i kishin thënë. Djali im s’kishte faj.

Nuk besoj më në drejtësia, i dënoi 25 vjet ja dhanë Tiranës thanë ky krim dënohet me burgim të përjetshëm, këta tani i liruan fare. Ka mbi 3 vjet, s’kam ç’them më unë do t’i djeg dhe do t’i them djalit e realizova planin tënd. Nuk dua të jetoj më dhe nuk e bëj veten të më arrestojnë, do vras veten në mes të gjyqit atje”, u shpreh ai i revoltuar nga vendimi i Apelit.

26-vjeçari, Martin Çeço nga fshati Kolanec i Maliqit u denoncua më 12 qershor i zhdukur nga ana e babait të tij. Pas njoftimit Policia e Korçës kreu kontrolle në terren dhe trupi i pajetë i të riut u gjet më 16 qershor në rezervuarin e fshatit. Ngjarja ishte inskenuar si vetëvrasje, pasi buzë rezervuarit ishin lënë sendet personale të të riut. Por nga këqyrja e trupit të pajetë u vërejtën mavijosje në pjesën e qafës ç’ka shtoi dhe hetimet zbuluan se kishim të bënim me një vrasje.

Paralelisht me Martin Çeçon, Tina Pajollari kishte nisur një marrëdhënie intime me një 38-vjeçar Valter Mollaj. Kur ky i fundit kishte mësuar se nuk ishte i pari për vajzën, pasi ajo më herët kishte qenë e lidhur me Martin Çeçon, ishte bërë xheloz. Mollaj, i dënuar më parë për vjedhje së bashku me dy kushërinjtë e tij Bledi Angjo dhe Edlir Mollaj shkuan në Maliq dhe takuan 26-vjeçarin. Pas debateve, e kanë mbytur të riun me një litar dhe trupin ia kanë hedhur në rezervua

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit