

Ilir Vrenozi ditën e djeshme vendosi që të largohet nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania 5”, pasi deklaroi se nuk ishte mirë nga gjendja shëndetësore.
Por ditën e sotme, gjatë një interviste televizive, Vrezoni, i njohur si “demokrat i flaktë”, ka deklaruar se nga Partia Demokratike është kontaktuar vetëm nga ish-deputeti Ervin Salianji.
Ndërsa vendosi të mos komentojë edhe thirrjet e Sali Berishës për grevën e urisë, teksa tha se sishte i painformuar.
“Nga Partia Demokratike më ka kontaktuar Ervin Salianji, i cili më tha ‘Bravo’. Askush tjetër. Nuk e di se çfarë ka ndodhur nga politika dhe nuk mund të flas”, tha ai.
Po ashtu ish-banori i “Big Brother VIP” ka deklaruar se nuk do të shkojë në podcast-in e kryeministrit Edi Rama.
“A do shkoj në podcast-in e Edi Ramës? Jo, nuk dua ta dëgjoj si fjalë”, tha Vrenozi.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






