Transmetuar më 15-01-2026, 09:59

Mjekja infeksioniste, dr. Esi Duka ka dhënë disa këshilla të rëndësishme për periudhën e virozave, duke theksuar veçanërisht rëndësinë e vaksinës antigrip për grupet më të rrezikuara.

Duka ndalet në kujdesin gjatë periudhës së virozave dhe rëndësinë e kryerjes së #vaksinës antigrip për grupet e riskut.

Ajo ka theksuar se gjatë periudhës së virozave gripale është thelbësore të tregohet kujdes i shtuar dhe që grupet e riskut të kryejnë vaksinën antigrip, pasi sipas saj është mbrojtja më e mirë kundër komplikacioneve.

Mjekja infeksioniste Dr. Esi Duka sugjeron se më të rrezikuar janë fëmijët, të moshuarit mbi 65 vjeç, gratë shtatzëna dhe personat me sëmundje kronike (si diabeti, hipertensioni, problemet e zemrës dhe mushkërive).

Sipas saj, vaksina e gripit është e domosdoshme për këto grupe, sepse ul ndjeshëm rrezikun e komplikacioneve dhe ndihmon në mbrojtjen e komunitetit.

Mjekja thotë se vaksinimi mund të kryhet në çdo kohë gjatë sezonit të gripit, edhe nëse nuk është bërë në tetor apo në fillim të vjeshtës.

Ja shpjegimi i plotë i mjekes:

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit