Transmetuar më 15-01-2026, 09:10

Goditet një tjetër rast i rëndë në zonën e Krujës, policia sekuestron sasi të konsiderueshme dhe arreston 52-vjeçarin

Operacioni policor i koduar “Cargo”, i finalizuar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, ka çuar në arrestimin në flagrancë të një 52-vjeçari dhe në sekuestrimin e 60 kilogramëve lëndë të dyshuar narkotike kanabis.

Shtetasi Afrim Meça, 52 vjeç, banues në Krujë, u ndalua nga shërbimet e Policisë në fshatin Luz, Fushë-Krujë, teksa po transportonte me automjet 6 thasë me lëndë të dyshuar cannabis sativa. Sasia e sekuestruar kap një vlerë të përafërt prej 60 mijë eurosh.

Nga hetimet paraprake dyshohet se lënda do të shpërndahej në doza të vogla në qytetin e Krujës dhe në Tiranë. Gjatë operacionit u sekuestruan gjithashtu automjeti dhe një telefon celular, në cilësinë e provave materiale.

Policia bën me dije se hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit