Transmetuar më 15-01-2026, 01:50

Pasaporta shqiptare vijon përmirësimin e renditjes së saj në “Henley Passport Index”, duke u pozicionuar në vendin e 43-të në rang global dhe duke u hapur qytetarëve shqiptarë 121 destinacione pa vizë. Edhe vitin e kaluar ishim në të njëjtin vend në renditje.

Qeveria në një promovim të renditjes tha slt se bë vitin 2013, qytetarët shqiptarë udhëtonin pa viza në 88 shtete. Gjithsesi renditja nuk ka ndryshuar shumë pasi në atë kohë ishim në vendin e 45.

Në vitin 2025, shqiptarët mund të udhëtojnë pa viza në 121 destinacione, një rritje prej 33 vendesh, kryesisht të vogla dhe pak të shkelura nga shqiptarët.

Shtete që qytetarët tanë duan së tepërmi të vizitojnë lirshëm janë Britania e Madhe, SHBA, Kanadaja, Australia, etj. Edhe vende si Maroku ende nuk kanë hequr vizat për shqiptarët.

Ky progres reflekton:

më shumë liri lëvizjeje për qytetarët;

forcim të marrëdhënieve diplomatike të vendit;

procedura më të thjeshta udhëtimi, me më pak barriera administrative.

Gjithsesi në rajon fqinjët janë para nesh, me Malin e Zi dhe Maqedoninë që mbajnë vendin e 38 pasi kanë 138 shtete ku kalohet pa vizë. Edhe Bosnje Hercegovina është para nesh në vendin e 42 me 122 shtete.

Sigurisht na e ka kaluar edhe Serbia e cila gjendet në vendin e 34 me 136 shtete.

Sakaq Bullgaria është në vendin e 11 menjëherë pas SHBA, me 178 shtete. Kurse Kroacia mban vendin e 6 me 183 shtete dhe Sllovenia të pestin me 184 shtete.

Kosova është e vetmja në rajon pas nesh. Ajo ndodhet në vendin e 59 me 81 shtete.

“Henley Passport Index”, prezantoi listën e re. Bazuar në të dhënat më të fundit të Henley Passport Index (2026) mbi fuqinë e pasaportave — që rendit vendet sipas numrit të destinacioneve ku mund të udhëtohet pa vizë ose me vizë në mbërritje — këtu është lista e 10 shteteve të para në renditje:

Singapori – më e fuqishmja në botë me 192 shtete pa viza

Koreja e Jugut

Japonia

Danimarka (midis vendeve në vendin e 4-të të grupuar)

Finlanda (midis vendeve në vendin e 4-të të grupuar)

Franca (midis vendeve në vendin e 4-të të grupuar)

Gjermania (midis vendeve në vendin e 4-të të grupuar)

Irlanda (midis vendeve në vendin e 4-të të grupuar)

Italia (midis vendeve në vendin e 4-të të grupuar)

Spanja (midis vendeve në vendin e 4-të të grupuar)

Shqipëria

Shqipëria renditet rreth vendit të 43-të në indeksin global të pasaportave për vitin 2026, sipas të dhënave më të fundit të Henley Passport Index — me pasaportën shqiptare që ofron qasje pa vizë ose me vizë në mbërritje në 121 vende të botës.

Në krahasim, shtete të tjera me pasaporta shumë më të fuqishme renditen shumë më lart, por Shqipëria ka shënuar përmirësime në qasjen e qytetarëve të saj për udhëtime pa vizë në dekadat e fundit.

Vendet ku mund të udhëtosh pa vizë me pasaportë shqiptare

Evropa (pa vizë për deri në 90 ditë):

Austria

Belgjika

Republika Çeke

Danimarka

Estonia

Finlanda

Franca

Gjermania

Greqia

Hungaria

Irlanda ¬ (me kushtet e reja ETIAS nga 2026)

Islanda

Italia

Letonia

Lituania

Luksemburgu

Malta

Norvegjia

Polonia

Portugalia

Rumania

Sllovakia

Sllovenia

Spanja

Suedia

Zvicra

Amerika e Veriut dhe Karaibe:

Antigua dhe Barbuda

Bahamas

Barbados

Haiti

Xhamajka

Amerika Latine:

Ekuador

Grenada

Azia:

Armenia

Japonia (me kufizime – informacion për nevojë vize apo jo ndryshon)

Hong Kong SAR Kina

Tajlanda (pa vizë për një periudhë të caktuar)

Afrika:

Botsvana

Gambia

Mauritius

Seychelles

Oqeania:

Mikronezia

Samoa (me mundësi vize në mbërritje për disa shtetas me pasaporta diplomatike/shërbimi)

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit