Transmetuar më 14-01-2026, 23:40

SHBA, janar 2026 Sekretari amerikan i Shëndetësisë, Robert F. Kennedy Jr, ka bërë deklarata të drejtpërdrejta dhe pa doreza për mënyrën e të ushqyerit të presidentit Donald Trump, duke zbuluar se dieta e tij bazohet kryesisht te ushqimi i shpejtë dhe pijet me gaz.

Në një intervistë për podcast-in e Katie Miller, Kennedy tha se Trump konsumon shpesh produkte të McDonald’s, karamele dhe sasi të mëdha Diet Coke, një zakon që, sipas tij, bie ndesh me çdo parim bazë të ushqyerjes së shëndetshme.

“Ai ha ushqim shumë të keq, kryesisht fast food, karamele dhe pi Diet Coke gjatë gjithë kohës. Sinqerisht, nuk e di si është ende gjallë me këtë mënyrë ushqimi”, u shpreh Kennedy, duke shtuar se këto zakone e kanë habitur edhe vetë.

Megjithatë, pavarësisht kritikave për dietën, Kennedy theksoi se presidenti gëzon një gjendje fizike surprizuese për moshën e tij. Sipas tij, të dhënat mjekësore të Trump janë analizuar nga Dr. Oz, i cili ka konstatuar se presidenti ka nivele jashtëzakonisht të larta të testosteronit për një person mbi 70 vjeç.

“Dr. Oz tha se janë nivelet më të larta të testosteronit që ka parë ndonjëherë tek një individ i kësaj moshe. Jam i sigurt që presidenti do të jetë i lumtur që ta dëgjojë sërish këtë”, përfundoi Kennedy.

Deklaratat kanë ngjallur reagime të shumta në opinionin publik amerikan, duke rikthyer në vëmendje kontrastin mes zakoneve personale të Trump dhe gjendjes së tij fizike.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit