

Tiranë, 14 janar 2026 – Partia Socialiste do të mbledhë grupin e saj parlamentar ditën e premte, në një takim që pritet të nisë në orën 10:00 dhe të zgjasë deri në orët e pasdites.
Sipas agjendës, mbledhja do të hapet me fjalën e kryeministrit dhe kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama. Më pas, fjalën do ta mbajnë edhe kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, si dhe kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.
Në vijim, deputetët e mazhorancës do të dëgjojnë raportet e veprimtarisë së komisioneve parlamentare. Çdo relator do të ketë në dispozicion dhjetë minuta për paraqitjen e raportit, ndërsa diskutimet do të kufizohen në maksimum dy minuta për secilin folës.
Sipas planifikimit, kjo pjesë e mbledhjes pritet të zgjasë deri rreth orës 13:30, ndërsa në fund do të mbahen konkluzionet përmbyllëse, të cilat do të mbyllen me një fjalë të dytë nga kryeministri Edi Rama.
Takimi vjen pak ditë pas mbledhjes informale të ministrave të qeverisë, e zhvilluar më 9 janar, dhe synon të adresojë sfidat, prioritetet dhe angazhimet politike e qeverisëse të Partisë Socialiste për vitin 2026.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






