

Ministri i Jashtëm i Iranit kritikoi sot ato që i cilësoi standardet e dyfishta të Gjermanisë mbi të drejtat e njeriut dhe tha: "Ki pak turp! Do të ishte më mirë nëse Gjermania do të ndalte ndërhyrjen e saj të paligjshme në rajonin e Azisë Perëndimore."
Reagimi erdhi pasi më herët Kancelari gjerman foli për dhunë qeveritare ndaj protestave që kanë përfshirë prej shumë ditësh Iranin, raporton noa.al.
Kancelari gjerman Friedrich Mertz tha: “Puna e regjimit iranian ka mbaruar dhe mendoj se po shohim ditët dhe javët e tij të fundit.”
Pas deklaratave të zyrtarëve gjermanë, përfshirë Kancelarin e vendit, Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi i cilësoi ato ndërhyrje në punët e brendshme të vendit të tij dhe shtoi: "Do të ishte më mirë nëse Gjermania do të ndalte ndërhyrjen e saj të paligjshme në rajonin e Azisë Perëndimore, përfshirë mbështetjen e saj për gjenocidin dhe terrorizmin."
MPJ iranian tha se qeveria ku bën pjesë po shtyp terroristët që vrasin civilë dhe oficerë policie dhe shtoi se për shkak se ndodh kjo, "Kancelari gjerman deklaron me nxitim se dhuna është një shenjë dobësie".
Në këtë pikë, MPj iranian shtron pyetjen: "Pra, çfarë thoni ju, z. Mertz, për mbështetjen tuaj të plotë për masakrimin e 70,000 palestinezëve në Gaza?"
Kreu i shërbimit diplomatik të Iranit përmendi dhe deklarata të mëparshme të kancelarit: “Iranianët kujtojnë lëvdatat e përçmuara të Kancelarit gjerman për regjimin izraelit kur ai bombardoi shtëpitë dhe industritë iraniane verën e kaluar; Kancelari gjerman këmbënguli se dhuna e pajustifikuar dhe e paligjshme ishte një “punë e ndyrë” që Izraeli po bënte për t’i shërbyer Evropës.
Në një lajm tjetër, Ministri i Jashtëm iranian, në përgjigje të vendimit të Parlamentit Evropian për të ndaluar diplomatët iranianë të hyjnë në këtë parlament, tha: Irani nuk po kërkon armiqësi ndaj Bashkimit Evropian, por do të hakmerret kundër çdo kufizimi…..
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






