

Pas arratisjes së Altin Ndocit mesditën e djeshme, shumë persona që konsiderohen me rrezikshmëri të lartë po transferohen nga drejtoria e burgjeve drejt burgut të Fierit.
Duke qenë se burgu i Durrësit nuk është burg i sigurisë së lartë, pas urdhrit të ministrit të Drejtësisë është lëvizur me shpejtësi që personat me rrezikshmëri të lartë të mos qëndrojnë më aty.
Bëhet fjalë vetëm për transferimin e personave me rrezikshmëri të lartë dhe jo të zyrtarëve të arrestuar.
Altin Ndoci u arratis ditën e djeshme nga spitali i burgut, ku kishte shkuar të mjekohej pas ankesave për dhimbje në veshka.
Ndërkohë kur po kalojnë 24 orë nga arratisja dhe Ndoci ende nuk është kapur, pavarësisht kontrolleve të shumta dhe postoblloqeve të ngritura.
Tetë persona u vunë në pranga në lidhje me arrestimin e Ndocit, kontetisht:
-Aulon Çuko- Kryeinfermieri
-Desdemon Pazaj, zëvendës shefi i policisë
-Efektivët: Dorjan Saraçi, Sal Ferollari, Preng Marvataj, Fatjon Baçi, Aranit Çela
-Violeta Uka
Baçi është person nën hetim nga SPAK, pasi njihet edhe si polici i cili i dha telefonin kryebashkiakut të Tiranës, Erjon Veliaj, në momentin që ndodhej në automjetin me të cilin po transportohej nga paeraburgimi i Durrësit në Apelin e GJKKO ku do të njihej me masën e sigurisë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






