Transmetuar më 14-01-2026, 20:42

I dashuri nuk i hapi telefonin se ishte në rrugë, ajo e kërcënon: ‘As faturat nuk paguan, do të bëj copash e do të varros’. Gjykata shpall vendimin

Një krim brenda një marrëdhënieje në çift u shqyrtua nga drejtësia greke në qytetin e Volosit në Greqi ku një 29-vjeçare vendase u dënua me 14 muaj burgim me kusht, pas denoncimit të bërë nga partneri i saj 37-vjeçar nga Shqipëria.

Ndryshe nga sa jemi mësuar, këtë radhë shantazhi është bërë nga femra ndaj mashkullit dhe jo e kundërta, raporton noa.al duke cituar të përditshmen greke Elefteros Tipos dhe media të tjera që ka monitoruar.

Ngjarja ndodhi më 7 gusht 2022 në shtëpinë ku jetonte vajza 29-vjeçare, me partnerin e saj 37-vjeçar, me origjinë shqiptare, dhe fëmijën e tyre të mitur.

Vendimi u mor nga Gjykata Penale e Volosit, në mungesë të të pandehurës, e cila u shpall fajtore për fyerje dhe kërcënim ndaj partnerit gjatë bashkëjetesës.

Debati që përfundoi me kërcënime të rënda

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:50 të mëngjesit të 7 gushtit 2022, kur mes çiftit shpërtheu një debat i ashpër verbal, në banesën e tyre në qytetin e Volosit.

Gjatë konfliktit, 29-vjeçarja i është drejtuar partnerit me shprehje fyese dhe kërcënuese, duke i thënë se nëse nuk paguante faturat e shtëpisë, nuk kishte asnjë arsye të qëndronte më në banesën ku bashkëjetonin.

Sipas aktakuzës, gruaja e ka fyer burrin shqiptar dhe i ka thënë: “Largohu nga shtëpia more, je njeri i pavlerë, as faturat nuk paguan, nuk ka asnjë arsye të të mbaj në shtëpinë time, mor shqiptar i ndyrë, plak m*ti”.

Gjithashtu, ajo e ka fyer duke përdorur shprehje të rënda si: "qerrata, gomar me brirë, shko q*ihu", etj., duke i shkaktuar frikë dhe shqetësim serioz, ashtu siç kishte deklaruar ai në Policinë greke.

Po ashtu, e pandehura i ka thënë burrit se do t’i hidhte helm në ushqim për ta eliminuar.

Situata u përshkallëzua më tej, kur ajo e kërcënoi drejtpërdrejt se do ta vriste, duke përdorur shprehjen tronditëse:

“Do të të copëtoj dhe do të të varros në Shqipëri", ka cituar i riu shqiptar.

Vetë burri ka pretenduar se gruaja e ka fyer sepse ishte nervozuar nga fakti që ai nuk i përgjigjej telefonatave të saj, pasi në momentet kur e kishte marrë disa herë po drejtonte motorin e tij.

Denoncimi dhe procedimi penal

I frikësuar nga kërcënimet, 37-vjeçari iu drejtua policisë dhe denoncoi ngjarjen. Pas hetimeve, ndaj 29-vjeçares u ngritën akuza për fyerje dhe kërcënim ndaj partnerit gjatë bashkëjetesës.

Gjatë dëshmisë së tij, viktima sqaroi se konflikti kishte nisur pasi partnerja e telefononte vazhdimisht ndërkohë që ai po drejtonte motomjetin dhe nuk kishte mundur t’i përgjigjej.

Vendimi i gjykatës

Gjykata Penale me Një Anëtar e Volosit e shpalli fajtore të pandehurën dhe i dha një dënim total prej 14 muajsh burgim me kusht, duke e konsideruar ngjarjen si një rast serioz kërcënimi në kuadër të marrëdhënieve intime. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit