

Uashington- SHBA kanë shpallur një listë me 75 vende të botës, për të cilat procesimi i vizave amerikane do të pezullohet për një afat të pacaktuar.
Sipas Fox News, ndër 75 vendet e përfshira në listë, janë edhe Shqipëria dhe Kosova – dy vendet më pro-amerikane të rajonit.
Ndërsa, nga ana tjetër, i vetmi vend nga gjashtëshja ballkanike, i cili nuk është pjesë e kufizimit, paradoksalisht, është Serbia – e vetmja aleate e Moskës në rajon.
Pezullimi vjen në mes të një goditjeje të gjerë ndaj emigracionit të ndjekur nga presidenti republikan i SHBA, Donald Trump, që kur mori detyrën janarin e kaluar.
Në nëntor, Trump kishte premtuar të “pezullonte përgjithmonë” migracionin nga të gjitha “Vendet e Botës së Tretë” pas një të shtëne pranë Shtëpisë së Bardhë nga një shtetas afgan që vrau një pjesëtar të Gardës Kombëtare.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






