Transmetuar më 14-01-2026, 18:04

BALLSH – Tirana e nis me këmbë të mbarë vitin 2026 në Kategorinë Superiore. Skuadra bardheblu mori një fitore të çmuar teksa mposhti Bylisin në transfertë me rezultatin 1-0 në atë që konsiderohet si sfida e mbijetesës me kryeqytetasit që regjistruan fitoren e dytë në këtë sezon në kampionat

Momenti që vendosi fatin e kësaj ndeshjeje u regjistrua në pjesën e dytë, pasi e para përfundoi me barazimin 0-0. Gjatë këtij fraksioni të dytë të lojës, arbitri Enea Jorgji akordoi një 11 metërsh për Tiranën pas verifikimit në sistemin VAR.

Te pika e bardhë shkoi Rafael i cili nuk gaboi duke e dërguar topin në rrjetë për t’i dhënë avantazhin 1-0 Tiranës që rezultoi të ishte edhe rezultati përfundimtar i sfidës. Por edhe pas kësaj fitoreje Tirana mbetet në vendin e fundit me 13 pikë pas 19 ndeshjesh, ndërsa Bylis mbetet me 18 pikë në vendin e 8 të renditjes.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit