

TIRANË – Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka shpërndarë një mesazh informues për qytetarët që aplikojnë për vizë amerikane, duke theksuar se respektimi i rregullave të vizës është thelbësor për miratimin e aplikimit.
Sipas njoftimit zyrtar, një oficer konsullor ka të drejtë të refuzojë aplikimin për vizë në rastet kur nuk bindet se aplikanti do të respektojë kushtet dhe rregullat e qëndrimit në Shtetet e Bashkuara.
Ambasada nënvizon se përgjegjësia për përdorimin korrekt të vizës i takon vetë udhëtarit, duke rikujtuar se çdo shkelje e kushteve të vizës mund të sjellë pasoja ligjore, përfshirë refuzime të ardhshme për hyrje në SHBA.
Në mesazhin e saj, përfaqësia diplomatike amerikane fton aplikantët të jenë të sinqertë gjatë procesit të aplikimit dhe të sigurohen se qëllimi i udhëtimit përputhet me kategorinë e vizës për të cilën aplikojnë.
Ambasada amerikane thekson gjithashtu se çdo aplikim shqyrtohet individualisht, bazuar në dokumentacionin e paraqitur dhe intervistën konsullore, në përputhje me ligjet e emigracionit të SHBA-së.
TravelGov
Është përgjegjësia juaj ta përdorni vizën tuaj në mënyrën e duhur.
Disa aktivitete që LEJOHEN me vizë vizitori B1/B2: ✅ Turizëm
✅ Pushime (holiday)
✅ Blerje
✅ Vizita te miq ose të afërm
✅ Takime me bashkëpunëtorë biznesi
✅ Pjesëmarrje në konventa ose konferenca
Aktivitete që NUK LEJOHEN me vizë vizitori B1/B2: ❌ Turizëm lindjeje (udhëtim me qëllimin kryesor për të lindur në SHBA, për të përfituar shtetësinë amerikane për fëmijën)
❌ Punë që sjell pagesë nga një punëdhënës ose biznes amerikan
❌ Studime për diplomë ose kredi akademike
❌ Performanca të paguara
It is your responsibility to use your visa correctly.Some activities that ARE ALLOWED on a B1/B2 visitor visa:✅ Tourism✅ Vacation (holiday)✅ Shopping✅ Visiting with friends or relatives✅ Meetings with business associates✅ Attending a convention or conference… pic.twitter.com/NpQZDeOmkM
— TravelGov (@TravelGov) November 28, 2025
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






