

🚗 Kina thyen çdo rekord: mbi 34 milionë makina të prodhuara dhe të shitura vetëm në 2025. Kryeson botën për të 17-in vit radhazi, mjetet elektrike në bum: mbi 16 milionë automjete “të gjelbra”
Prodhimi dhe shitja e automjeteve kineze i tejkaluan 34 milionë njësi vitin e kaluar, duke shënuar rekord, treguan të dhënat e industrisë të mërkurën.
Konkretisht, prodhimi i përgjithshëm i automjeteve arriti në 34.5 milionë njësi vitin e kaluar, 10.4 për qind më shumë në krahasim me nivelin e vitit 2024, ndërsa shitja u rrit me 9.4 për qind, duke arritur në 34.4 milionë njësi, sipas Shoqatës së Prodhuesve të Automjeteve të Kinës (CAAM).
Vëllimi i prodhimit dhe i shitjes së makinave të Kinës ruajti vendin e parë në mbarë globin për 17 vjet me radhë, duke mbetur mbi 30 milionë njësi për tre vjet radhazi, vuri në dukje shoqata.

Automjetet me energji të reja (NEV) përshpejtuan vrullin e tyre të rritjes, me prodhimin dhe shitjen që arritën përkatësisht në 16.626 milionë dhe 16.49 milionë njësi, duke shënuar një rritje prej 29 për qind dhe 28.2 për qind në krahasim me vitin 2024 dhe duke ruajtur vendin e parë në botë për 11 vjet me radhë, bëri të ditur CAAM.

CYK
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






