

Iliri Vrenozi ka lënë sot përfundimisht shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, duke hequr dorë nga çmimi i madh. Para se të largohej, ai ka takuar të gjithë banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Ai që u mërzit më shumë nga dalja e Ilirit është Stenaldo, i cili iu drejtua duke i thënë ‘do vij pas teje’ dhe Vrenozi i tha që të qëndronte për të dhe më Stine.
“Mos më prek të lutem, qëndro për mua dhe për Nestin këtu brenda, ti je shumë i fortë, më beso je fitues”, i tha Iliri banorit.
Ilir Vrenozi lë garën në mes, Vëllai i Madh merr vendimin e rëndësishëm për 3 banorë të tjerë…
Pjesë nga biseda:
Iliri: Jam i sëmurë thashë
Stenaldo: Do vij unë pas teje pastaj
Iliri: Jo, të lutem mos
Stenaldo: Ça të bëj unë këtu brenda atëherë
Iliri: Mos më prek të lutem, qëndro për mua dhe për Nestin këtu brenda, ti je shumë i fortë, do të mbështes nga jashtë. Më beso je fitues
Stenaldo: Hë mo burrë, qava dje për këto, të qaj dhe sot për ty
Iliri: Je njeriu më i mirë këtu o bir, forca. Të lutem Stenaldo.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






