Transmetuar më 14-01-2026, 14:39

KËLCYRË – Një rast i rëndë dhune në familje është regjistruar në Këlcyrë, ku një grua 30-vjeçare dyshohet se është marrë me forcë nga familjarët e saj dhe më pas është dhunuar fizikisht.

Sipas informacioneve paraprake, pas një konflikti familjar, 30-vjeçarja është marrë forcërisht me automjet nga disa familjarë dhe është dërguar në banesën e xhaxhait të saj, ku më pas është dhunuar nga vëllai dhe xhaxhai.

Policia e Gjirokastrës njofton se specialistët për Hetimin e Krimeve kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë nisur procedimin penal për shtetasit A. A., 34 vjeç, S. A., 53 vjeç dhe E. M., 51 vjeç, të tre banues në Tiranë, si dhe për shtetasin L. L., 43 vjeç, banues në Këlcyrë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasit A. A., S. A. dhe E. M. kanë marrë me forcë në automjet 30-vjeçaren, e cila është motra e 34-vjeçarit dhe njëkohësisht mbesa e 53-vjeçarit. Më pas, ajo është dhunuar nga vëllai dhe xhaxhai në banesën e këtij të fundit.

Gjithashtu, policia bën me dije se shtetasi L. L., 43 vjeç, dyshohet se ka patur dijeni për ngjarjen, por nuk e ka kallëzuar atë pranë autoriteteve.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit