

Abu Dhabi, 14 janar 2026
Kryeministri Edi Rama ka komentuar gjatë një paneli diskutimi në Abu Dhabi rreth përdorimit të Inteligjencës Artificiale (AI) në administratën publike shqiptare. Ai theksoi se prej disa vitesh shërbimet publike ofrohen online, duke eliminuar radhët dhe humbjen e kohës për qytetarët.
Rama u shpreh se AI po përdoret edhe në procesin e përafrimit të legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Evropian. “Volumi i ligjeve dhe rregulloreve që duhet miratuar për anëtarësimin në BE është jashtëzakonisht i madh, por me AI ne e bëjmë këtë më shpejt dhe më saktë,” tha ai.
Ai tregoi se Shqipëria ka një “ministër të AI-së”, të cilën e quajti “Doktor Sulltan”, por me një vëmendje: “Është grua. Është asistente virtuale, ajo punon për shërbimet. Deri tani kemi ecur mirë.”
Rama shtoi se frymëzimi vjen nga një profesor i Malit të Zi, i cili kishte realizuar një ngritje pensionesh me metodë të thjeshta dhe efikase.
“Kemi nisur pak nga ana e kundërt për të nxjerrë më të mirën. Shumë probleme që i trashëguam ofrimin e shërbimit të administratës. Nuk ka më radhë, nuk ka më kohë të humbur. Me AI ne po e bëjmë këtë gjë shumë shpejt e saktë,” konkludoi Rama.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






