Transmetuar më 14-01-2026, 12:33

Tepelenë – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Dhëmblan, ku një 56-vjeçar, i cili punonte si bari, u gjet i pajetë brenda stanit të tij.

Sipas policisë së Gjirokastrës, nga kontrolli paraprak nuk janë konstatuar shenja dhune, dhe pista e parë e hetimeve është se vdekja mund të ketë qenë natyrore.

Hetuesit presin rezultatet e ekspertimit mjeko-ligjor për të përcaktuar shkakun e vërtetë të vdekjes. Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër për veprime të mëtejshme ligjore.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit