Transmetuar më 14-01-2026, 11:42

Peqin – Një 46-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi u kap në flagrancë duke hyrë për të vjedhur në një banesë në lagjen “Xhami”. Shtetasi A. R., i dënuar më parë për vjedhje, dyshohet se në të njëjtën ditë ka vjedhur një armë gjahu dhe disa sende nga e njëjta banesë.

Gjatë kontrollit fizik, të arrestuarit iu gjet një mjet (darë) që dyshohet se e përdorte për të kryer vjedhjet. Gjithashtu, në banesën e tij u sekuestruan arma e gjahut dhe sendet e vjedhura.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin, pas marrjes së njoftimit për rastin, organizuan menjëherë kontrollin në adresën e dhënë dhe kapën në flagrancë autorin.

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për veprime të mëtejshme ligjore.

Njoftimi i Policisë:

Kapet në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në një banesë në lagjen e tij, ku kishte hyrë për të vjedhur për herë të dytë, vihet në pranga 46-vjeçari, i dënuar më parë për vjedhje.

Në të njëjtën ditë, 46-vjeçari dyshohet se ka vjedhur në banesën ku u kap, një armë gjahu dhe disa sende.

Gjatë kontrollit fizik, të arrestuarit iu gjetën një mjet (darë) që e përdorte për të kryer vjedhjet, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën arma e gjahut dhe sendet e vjedhura.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin, pas marrjes së njoftimit për një rast vjedhjeje në një banesë në lagjen “Xhami”, organizuan menjëherë punën dhe shkuan në adresën e dhënë, për verifikimin e rastit dhe kapjen e autorit. Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, u kap në flagrancë në banesën e shtetases E. T., ku kishte hyrë për të vjedhur dhe u arrestua shtetasi:

A. R, 46 vjeç, banues në lagjen "Xhami", i dënuar më parë për vjedhje.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, para një kohe të shkurtër nga kapja në flagrancë, ka vjedhur një armë gjahu dhe disa sende në banesën e shtetases E. T.

Mjeti (darë) që dyshohet se i arrestuari e përdorte për të kryer vjedhjet dhe sendet e vjedhura të cilat u gjetën në banesën e tij, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit