Transmetuar më 14-01-2026, 10:25

Një 45-vjeçar ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në fshatin Levan, Fier, teksa ishte duke punuar tokën bujqësore.

Sipas informacioneve paraprake, banorë të zonës e kanë gjetur burrin në gjendje të rëndë shëndetësore dhe kanë njoftuar menjëherë shërbimin e ambulancës. Ekipi mjekësor ka mbërritur në vendngjarje, por pavarësisht përpjekjeve për ta reanimuar, 45-vjeçari nuk ka mundur të mbahet në jetë.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa dyshohet se shkaku i vdekjes ka qenë një arrest kardiak.

Autoritetet kanë nisur veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe sqarimin e rrethanave.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit