Transmetuar më 13-01-2026, 23:08

Noa.al ka siguruar pamjet e momentit kur Altin Ndoci, një personazh i njohur i botës së krimit, arratiset nga spitali i Durrësit. Në video shihet Ndoci duke vrapuar në ambientet e parkingut të spitalit, ndërsa një efektiv policie e ndjek pas tij, por nuk arrin ta ndalojë.

Efektivi ka qëlluar me armën e shërbimit në tokë, dhe predha ka bërë rikoshet duke përfunduar në shkallët e Infektivit, pa lënduar persona të tjerë.

39-vjeçari Ndoci ishte dërguar në spital për shfaqjen e problemeve shëndetësore dhe dyshohet se arratia ndodhi në momentin kur ai mbeti i vetëm brenda një dhome.

Mbetet e paqartë sesi Ndoci arriti të largohet, pavarësisht se për ruajtjen e tij ishin caktuar të paktën pesë efektivë policie.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit