

Një debat i ashpër mes banorëve ka shënuar mbrëmjen në shtëpinë e Big Brother, pas një diskutimi mbi raportet personale mes Mirit dhe Selinës.
Gjatë klipit të përplasjeve të javës, Kejsi e pyeti Mirin nëse ka ndjenja për Selinën. Miri i përgjigj se nuk do t’i kthejë përgjigje Kejsit, pasi çdo përgjigje e tij mund të përdoret kundër tij nga Kejsi dhe Mateo.
Ndërkohë, Selina kritikoi mënyrën si disa banorë e bëjnë temë një vajzë: “Pesë djem vendosin një vajzë në mes dhe e bëjnë temë. Më vjen shumë keq për gjithë këta burra, duhet t’u vijë turp,” tha ajo.
Miri argumentoi se situata po përdoret për ta nxjerrë atë nga vetja, duke shtuar: “Po i përdorin të gjitha kartat kundra meje, nuk iu ka ngelur asgjë tjetër.” Kejsi tentoi të marrë një përgjigje të qartë, por Miri insistoi se nuk do të përgjigjej për këtë temë ndaj tij.
Mateo shtoi se ka dyshime për xhelozinë e Mirin ndaj Selinës, duke vëzhguar sjelljet e tij gjatë lëvizjeve në shtëpi. Mali gjithashtu komentoi se prezenca e Selinës në krevat ka ndikim në dinamiken e debateve në shtëpi.
Ky episod tregon tensionin e lartë mes banorëve dhe sfidën që ata përballojnë për të ruajtur raportet personale brenda shtëpisë së Big Brother, ku çdo situatë e ndjeshme mund të kthehet në debat publik.
Pjesë nga debati:
Miri: Po ju mbarojnë argumentet, nuk dinë si të merren për të më nxjerrë mua nga vetja dhe po përdorin të gjitha kartat edhe ndjenjën dashurore tani
Kejsi: Të të pyes seriozisht, a ke ndonjë ndjenjë për Selinën?
Miri: Ashtu siç e kam pasur që në ditën e parë
Ledioni: Pse vazhdon ta zgjasësh këtë histori
Miri: Historinë e zgjas sepse këta e përdorin këtë situatë për të më nxjerrë mua nga vetja
Kejsi: Kthe mo përgjigje direkt
Miri: Po të më pyes Ledioni i përgjigjem, ty jo sepse e përdor?
Kejsi: Jeton me mua jo me Ledionin
Mateo: Miri sa herë që lëviz nëpër shtëpi Selina e ndjek me sy, dje kur e pa me mua erdhi më vonë dhe mu hodh kot, sepse u bë xheloz për Selinën, ndaj dhe kam dyshimet e mija.
Miri: Për çfarë do që dua në këtë jetë jam xheloz, për Big Brother për jetën, për të gjitha, jo vetëm për Selinën
Selina: 5 djem vendosin në mes një vajzë në mes dhe e bëjnë temë. Jua kam thënë në shtëpi, kur doni të sulmoni Mirin kujdes se si e bëni. Më vjen shumë keq për gjithë këta burra në këtë shtëpi se si flasin, t’iu vijë turp.
Kejsi: Përgjigje për gjithçka tjetër Miri të jep në bisht të lugës, kur hapet tema e Selin ngec Miri dhe nuk kthen përgjigje
Miri: Po i përdorin të gjitha kartat kundra meje, nuk iu ka ngelur asgjë tjetër dhe nuk më nxjerrin dot nga vetja
Kejsi: Përse i thua më thirr pak ‘Mili’
Selin: E kam thënë që këtë e kam thënë un kur Miri bën debat me Malin dhe un i them që kur bën debat me Malin më vjen të të them Mili
Mali: Selin për mua është këtu vetëm për shkak të atij krevati, sa të dalë nga krevati del dhe nga shtëpia
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






