Transmetuar më 13-01-2026, 22:25

Në episodin e sotëm të “Big Brother”, opinionisti Arbër Hajdari nuk ishte prezent në studio për shkak të një angazhimi në Amerikë, ndërsa vendin e tij e ka marrë moderatorja Alketa Vejsiu.

Gjatë prezantimit, Alketa kujtoi fillimet e saj në televizion, duke treguar se në moshën 14-vjeçare kishte nisur rrugëtimin në Top Channel. Ajo u shpreh se nëse do të kishte vazhduar aty, sot mund të ishte në vendin e Ledionit, duke prezantuar Big Brother.

“Është kënaqësi e madhe të jem këtu sot dhe të ndaj këtë eksperiencë me ju. Kujtoj vajzën 14-vjeçare që filloi të ndiqte pasionin e saj për televizionin dhe i them sot faleminderit për atë fillim,” tha Alketa.

Moderatorja theksoi gjithashtu rëndësinë e të kuptuarit të anës njerëzore të banorëve dhe e cilësoi veten si “Motra e Madhe” apo “Big Sister” për këtë sezon: “Të gjithë banorët po vazhdojnë një rrugë të rëndësishme dhe kjo vitrinë duhet përdorur me talent dhe përgjegjësi.”

Ky zëvendësim vjen në një moment kur Arbër Hajdari ndjek një angazhim të veçantë jashtë vendit, duke lënë vend për prezencën e Alketës për të ruajtur dinamizmin dhe komunikimin me publikun.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit