

LEZHË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke nënkuptuar Salianji, tha se ata që vrapojnë për interesa personale do të përfundojnë si të tjerët, pa asnjë emër. Gjatë fjalës së tij në ‘Foltoren’ e mbajtur në Lezhë, Berisha u shpreh se Partia Demokratike është partia e idealeve, e aspiratave dhe e moralit të ndershëm të qytetarëve.
Ai tha se kjo nuk është parti e lejeve të ndërtimit, pallateve pa leje dhe as e fshehjes të krimeve. Ai tha se PD është parti ligji, kushtetute e normash.
“Kjo parti ka qenë dhe do të mbetet parti e mendimit të lirë, e mendimit të hapur por unë të jam fjalën e nderit që kurrë nuk do të mund ta marrë kush këtë për interesa personale e vetjake. Ata që e bënë këtë, u shuan, emri i tyre nuk është më. Partia demokratike është parti e idealeve, e aspiratave dhe e moralit të ndershëm të qytetarëve. Kjo parti nuk është parti as e lejeve të ndërtimit, as e pallateve pa leje dhe as e fshehjes të krimeve. Ai që kujton se mundet të bëjë, të lulëzojë në këtë mënyrë, ai gabon.
Jo. Nuk luftojmë ne, ne jemi parti ligji, kushtetute e normash. Dhe një gjë jemi edhe në një analizë, do ta bëjmë debatin e hapur sepse asnjëherë nuk do të na pengojë rrethanat të shohim realitetin me sy, të kritikojmë dhe propozojmë e sugjerojmë.”, tha Berisha
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






