Transmetuar më 13-01-2026, 15:22

DURRËS – Në foto është Altin Ndoci gjatë arratisjes pasi u hodh nga kati i tretë i spitalit.

I arrestuar nga SPAK për katër vrasje, ka arritur të arratiset sot nga Spitali Rajonal i Durrësit, ku ishte shoqëruar për kryerjen e disa ekzaminimeve mjekësore.

Sipas informacioneve paraprake, gjatë qëndrimit në spital, Ndoci ka qelluar punonjësin e policisë që e shoqëronte dhe më pas ka ikur me shpejtësi, duke zbritur nga kati i tretë i repartit infektiv.

Burimet bëjnë me dije se i burgosuri ishte shoqëruar nga efektivë të Policisë së Burgjeve gjatë lëvizjes nga qelia e burgut në spital, por numri i saktë i policëve që e shoqëronin ende nuk është konfirmuar. Njëri prej efektivëve ka qëlluar edhe në ajër për të frenuar arratisjen, por Ndoci ka mundur të largohet.

Hetimet paraprake sugjerojnë se ai mund të jetë larguar drejt zonës së Spitallës. Autoritetet kanë ngritur pika kontrolli dhe janë vënë në kërkim intensiv për kapjen e tij.

Altin Ndoci mbahet në qeli që prej majit 2020, pas arrestimit nga SPAK për katër vrasje dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Foto nga vendngjarja tregojnë momentin e arratisjes dhe përpjekjet e policisë për ta ndaluar.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit