Transmetuar më 13-01-2026, 14:54

DURRËS- Altin Ndoci, i burgosuri i cili u arratis ditën e sotme nga burgu i Durrësit, duket se e kishte menduar mirë intinerarin e arratisjes. Bëhet me dije, se Ndoci ka shkuar për një vizitë mjekësore në repartin infektiv.

Ai ka qenë i shoqëruar nga pesë policë, një shofer, dy të tjerë kanë qëndruar brenda makinës dhe dy të tjerë e kanë shoqëruar në ambientet e spitalit. Ndoci i ka kërkuar njërit prej efektivëve të shkojë në tualet.

Pasi ka bërë vizitën mjekësore te reparti infektiv, Altin Ndoci ka kërkuar që të shkonte në banjë.

Është futur brenda dhe pak më pas ka dalë. Por me të qenë jashtë derës së banjës ka goditur një nga gardianët që ishte te dera dhe ka rendur të dalë nha spitali.

Me turravrap shkallët nga kati i tretë deri në daljen e Spitalit, Altin Ndoci e ka çarë shpejt dhe lehtë rrugën madje edhe pasi polici tjetër hapi zjarr në ajër për ta ndalur.

Raportohet se pasi ka dalë, ai ka goditur njërin nga punonjësit e policisë dhe është larguar me shpejtësi. Dyshohet se një audi A7 i bardhë me targa AA700RS e priste në parkimin e Spitalit të Durrësit, të cilët më pas janë larguar në drejtim të Spitallës.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit