Transmetuar më 13-01-2026, 14:07

DURRËS- Drejtoria e Burgjeve ka reaguar ditën e sotme për arratisjen e të dënuarit Altin Ndoci nga spitali i Durrësit. Me anë të një njoftimi për mediat, Drejtoria e Burgjeve thekson se Ndoci ishte shoqëruar për kryerjen e vizitave mjekësore në spitalin e Durrësit në momentin e arratisjes.

Ai ka mundur që të largohet nga spitali, pavarësisht ndërhyrjes nga efektivët e Policisë së Burgjeve.

Njoftimi i Plotë:

Deklaratë paraprake Paraburgosuri Altin Ndoci është larguar nga ambientet e Spitalit Rajonal të Durrësit, ku ishte shoqëruar për kryerjen e vizitave mjekësore. Të gjitha procedurat mjekësore janë zhvilluar në repartin e infektivit, i cili ka repartin e sigurisë për të dënuarit.

Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme nga forcat e Policisë së Burgjeve për ndalimin e tij, Altin Ndoci ka arritur të largohet nga spitali. Strukturat përkatëse janë vënë menjëherë në lëvizje dhe po punohet intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e tij, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit