

DURRËS – Një i burgosur, i cili ndodhej i shtruar në repartin infektiv të spitalit të Durrësit për probleme shëndetësore, është arratisur, duke vënë në alarm autoritetet.
Burime bëjnë me dije se personi i larguar është Altin Ndoci, i arrestuar nga SPAK për vepra të rënda penale, në kuadër të hetimeve ndaj grupeve kriminale.
Shtetasi në fjalë ishte shtruar në spital pasi kishte shfaqur probleme shëndetësore, ndërsa rrethanat e arratisjes mbeten ende të paqarta. Nuk ka ende një reagim zyrtar nga Policia e Shtetit apo Drejtoria e Burgjeve.
Pas ngjarjes, forcat e rendit kanë nisur kërkimet për kapjen e tij, ndërsa po verifikohen edhe masat e sigurisë që ishin vendosur gjatë trajtimit spitalor.
Autoritetet pritet të dalin me një deklaratë zyrtare në orët në vijim, ndërsa lajmi është në përditësim.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






