

DURRËS – Një i burgosur, i cili ndodhej i shtruar në repartin infektiv të spitalit të Durrësit për probleme shëndetësore, dyshohet se është arratisur.
Noa.al konfirmoi nga policia e Shtetit se i arratisuri është Altin Ndoci, i cilësuar si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Ngjarja ka ndodhur sot pas mesdite gjatë kohës që i dënuari po merrte trajtim mjekësor, ndërsa ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga autoritetet përkatëse.
Altin Ndoci akuzohet si vrasës me pagesë në një dosje të SPAK si pjesëtar i organizatës kriminale të vëllezërve Çopja dhe akuzohet për disa vrasje, sipas mediave, bazuar kryesisht në dëshmitë e të penduarve të drejtësisë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






