Transmetuar më 13-01-2026, 09:21

Tre persona u plagosën në orët e para të së martës në një lokal në Deçan.

Ngjarja ndodhi rreth orës 00:15 në rrugën “Luan Haradinaj”, ku sipas Policisë, u raportuan të shtëna me armë.

"Tre persona (dy serbë dhe një shqiptar) kanë marrë lëndime trupore nga të shtënat me armë zjarri të martën rreth orës 00:18 në rrugën “Luan Haradinaj”, nё një lokal në Deçan", tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Policia arriti shpejt në vendngjarje dhe të plagosurit u dërguan me autoambulancë në spitalin rajonal në Pejë për trajtim mjekësor.

Dy nga të plagosurit (një shqiptar dhe një serb) po trajtohen në QKUK ndërsa i treti (serb) po trajtohet në Spitalin e Pejës për shkak të lëndimeve të marra, tha policia lokale.

Personi i dyshuar u arrestua në vendin e ngjarjes, ku iu gjet dhe iu sekuestrua një pistoletë, një karikator, nëntë fishekë dhe tri gëzhoja.

Ismet Zukaj është i dyshuari që shkrepi armën në drejtim të avokatit Daut Cacaj që po negocionte një rast me dy klientë serbë, Dejan Simiq dhe Radovan Millosheviq.

Zukaj dyshohet se ka qenë i dehur kur ka nxjerr armën e tipit Zoraki duke shkrepur nga afër në drejtim të tre personave që ndodheshin në kafiteri.

Ende nuk ka detaje se çfarë e shtyu autorin të ndërmerrte këtë akt.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit