

Tiranë- Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka njoftuar fondet e parashikuara për mbrojtjen civile. Rama thekson se këto fonde synojnë rritjen e sigurisë përballë fatkeqësive natyrore.
Ai shton se nga këto fonde 500 milionë lekë janë për kompensimin e qytetarëve dhe 500 milionë për investime. 1.5 miliardë lekë mësohet se do të jenë për financimin projekteve për parandalimin e fatkeqësive natyrore.
“Fondet e parashikuara për mbrojtjen civile synojnë rritjen e sigurisë përballë fatkeqësive natyrore, garantimin e kompensimit për qytetarët e prekur, si dhe forcimin e masave parandaluese për reduktimin e rreziqeve në të ardhmen.
1.5 miliardë lekë për financimin projekteve për parandalimin e fatkeqësive natyrore
300 milionë lekë për financimin e projekteve për digat dhe rezervuarët
1 miliard lekë për formën e transfertës së kushtëzuar
500 milionë lekë për kompensimin e qytetarëve
500 milionë për investime”, shkruan Rama.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






