Transmetuar më 12-01-2026, 22:25

TIRANË- Ervin Salianji ka folur për lëvizjen e tij brenda Partisë Demokratike. I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Salianji është pyetur se kush e solli në PD dhe për aludimet se e ka sjellë Henri Çili dhe fondacioni Soros. Salianji i mohoi, duke thënë se nuk ka asnjë lidhje me Soros dhe se ka qenë gjithmonë në PD, pasi aty ka milituar edhe familja e tij.

Indrit Vokshi: Salianji flet me doreza. Ju jeni aty, kam qenë dikur edhe unë dhe e kam dorëzuar kartën, shqetësimet e demokratëve kanë qenë këto, ka njerëz që shkojnë në zonat elektorale, hanë drekë, i fusin nja dy shishe verë dhe kthehen në Tiranë. Janë skualifikuar njerëz në PD për shkak të interesave klienteliste dhe lekëve. I thoni dot këto? Kudo në botë, është e rëndësishme të thuhet kush po vjen, kush e solli. Për ty thonë të ka sjellë Henri Çili, Soros, etj. Ty kush të ka sjellë? Të solli Henri Cili me inkubator? Kush është ky personi që po na sfidon liderin e madh të demokraticë? Është e nevojshme ta dinë njerëzit.

Ervin Salianji: Në profesion mund të kesh kontrata dhe kontakte me fondacione, por kam zero lidhje, asnjëherë nuk kam patur lidhje me fondacionin Soros dhe Sorosin. Kam patur zero lidhje. Nuk më ka futur në PD asnjeri, as Henri. Pjesa tjetër ka një gjë, kam lindur në PD, familja ime ka qenë në PD, kam qenë në forume. Babai im ka qenë kryetar nën dege, në kryesi, unë kam lindur këtu, nuk kam ardhur nga Partia e Punës. Ka njerëz që kanë qenë në Partinë e Punës. Unë nuk kam ikur asnjëherë nga PD. Nuk qëndrojnë këto.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit