

Uashington, – 12 janar 2026
Departamenti i Shtetit i Shteteve të Bashkuara ka revokuar mbi 100 mijë viza, përfshirë rreth 8 mijë viza studentore dhe afro 2 500 viza të specializuara, për persona që kanë pasur kontakte me forcat e rendit amerikane për veprimtari kriminale.
Sipas autoriteteve amerikane, vendimi është pjesë e masave të shtuara për forcimin e sigurisë kombëtare dhe kontrollin më rigoroz të emigracionit. Personat që u janë hequr vizat dyshohet se kanë qenë të përfshirë në aktivitete të paligjshme ose janë konsideruar rrezik potencial për rendin publik.
Lidhur me këtë zhvillim, presidenti amerikan Donald Trump reagoi përmes një postimi, duke theksuar se administrata e tij do të vijojë me politika të ashpra ndaj individëve që shkelin ligjin.
“Ne do të vazhdojmë t’i deportojmë këta banditë për ta mbajtur Amerikën të sigurt”, shkroi Trump.
Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të mëtejshme mbi afatet e deportimeve apo mbi shtetet nga të cilat vijnë personat e prekur nga ky vendim, ndërsa pritet që procesi të vijojë në ditët në vijim.
🚨BREAKING: The State Department has now revoked over 100,000 visas, including some 8,000 student visas and 2,500 specialized visas for individuals who had encounters with U.S. law enforcement for criminal activity.We will continue to deport these thugs to keep America safe. pic.twitter.com/wuHVltw1bV
— Department of State (@StateDept) January 12, 2026
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






