Transmetuar më 12-01-2026, 16:54

TIRANË, 12 janar 2026 – Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetet në Kuvendin e Shqipërisë do të mblidhet më 28 janar, në orën 12:00, për të shqyrtuar kërkesën e SPAK lidhur me çështjen e zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Vendimi për thirrjen e mbledhjes është marrë me urdhër të kryeparlamentarit Niko Peleshi, ndërsa shqyrtimi i kërkesës për heqjen e imunitetit të Ballukut do të bëhet një javë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese mbi ankimimin e Këshillit të Ministrave.

Aktualisht, Gjykata Kushtetuese ka pezulluar masën e sigurimit “pezullim nga detyra” ndaj Belinda Ballukut, ndërsa verdikti përfundimtar pritet të jepet më 22 janar.

Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka kërkuar heqjen e imunitetit të zv.kryeministres, në funksion të hetimeve dhe akuzave të ngritura ndaj saj. Vendimi i Kuvendit do të jetë përcaktues për vijimin e procedurave penale ndaj Ballukut.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit