

Tiranë- U mbajt sot mbahet seanca paraprake në Gjykatën e Posaçme për ish-presidentin Ilir Meta, i cili ndodhet në qeli prej më shumë se një viti dhe Monika Kryemadhin.
Raportoi se në seancë janë të pranishëm edhe Meta dhe Kryemadhi.
Pas rreth 30 minutash seancë, është njoftuar shtyrja e saj për në datën 22 janar.
Në nisje të seancës Monika Kryemadhi u pa duke u futur në GJKKO e buzëqeshur para mediave, por nuk u prononcua. Ndërsa avokati i kreut të Partisë së Lirisë, Kujtim Cakrani u tha gazetarëve ‘shihemi pas seancës’.
Meta kërkon zëvendësimin e masës së sigurisë, ndërsa mbrojtja e tij ligjore argumenton se ka përfunduar afati i paraburgimit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






